Izraeli jep shenja për lëshime ndaj palestinezëve?

Në një intervistë me të përditshmen “Israel Hayom”, Barak ka propozuar braktisjen e disa dhjetëra vendbanimeve hebreje, ndonëse theksoi se disa vendbanime të mëdha do të mbeten.
Në bazë të planit të tij, do të vazhdohet të ruhet një prezencë ushtarake në kufirin me Jordaninë.
Bisedimet për zgjidhjen mbi bazën e formimit të një shteti palestinez janë pezulluar që prej vitit 2010, si rrjedhojë e mos gjetjes së një akordi mbi ndërtimin e vendbanimeve.
Presidenti i Autoritetet Palestinez, Mahmoud Abbas, deklaroi se nuk do të rifillojë bisedimet direkte deri në ndërprerjen e punimeve për ngritjen e vendbanimeve të reja dhe pranimin prej Izraelit të kufirit ekzistues të vitit 1967, përpara ndryshimeve të imponuara me luftë, si baza për kufijtë e Palestinës, me disa modifikime të pranueshme.
Rreth 500 mijë hebrenj jetojnë në më shumë se 100 vendbanime të ngritura në territorin e pushtuar të Bregut Perëndimor apo Jerusalemit Lindor.
Vendbanimet konsiderohen si të paligjshme në bazë të ligjit ndërkombëtar, ndërsa Tel Avivi nuk e pranon këtë.
Ministri i Mbrojtës i Izraelit, Ehud Barak, ka bërë thirrje për një tërheqje të njëanshme nga pjesa më e madhe e Bregut Perëndimor, nëse bisedimet e paqes me palestinezët do të dështojnë.