E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandzukic do të jetë i rëndësishëm në Bayern

Sulmuesi i Wolfsburgut, Ivica Olic beson se bashkëkombësi i tij, Mario Mandzukic ka gjithë çka i nevojitet që ta zë një vend në formacionin bazë te Bayern Munich dhe ta luajë një rol kyç në klubin Bavarez.

26 vjeçari impresionoi në Bayern, që kur u transferua gjatë verës, duke e zëvendësuar mjaft mirë të lënduarin Mario Gomez.

“Deri tash, Mario praktikisht ka shënuar vazhdimisht me Bayernin. Si sulmues, nuk mund të pritej nismë më e mirë për të”, theksoi kroati Olic për uebfaqen zyrtare të ish ekipit të tij, Bayern.

“Përkundër konkurrencës, mendoj se ai do të luajë në ekipin e parë dhe do të jetë i rëndësishëm”, shtoi Olic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›