Obama: Protestat anti-perëndimore, vepër e mendjeve të sëmura
Presidenti amerikan Barac Obama ka theksuar edhe një herë vendosmërinë e tij për bllokimin e perdorimit dhe zhvillimit te metejshem te armeve nukleare ne Iran. "Historia ka treguar se paqja dhe progresi vijnë kur vendet bëjnë zgjedhjet e duhura" -tha Obama.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, denoi dhe dhunen e shfaqur se fundmi si pergjigje ndaj publikimin të videos anti-islamike, duke e cilesuar si nje sulm mbi idealet e demokacisë. Sipas tij ne nje situate te tille kur dhuna po del jashte kontrollit edhe komuniteti europian nuk duhet te ktheje koken ne krahun tjeter.
Obama nuk la pa nderuar figuren e Ambasadorit amerikan te vrare ne Libi, ndërsa theksoi se e ardhmja kushtezohet nga njerez me kontribut si Christopher Stevens, e jo nga vrasesit e tij. Krefyefjala e Presidentit amerikan ishte shqetësimi mbi gjendjen kaotike ne lindjen e mesme si dhe mundesite aktuale per ti vene ato nen kontroll.
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka hapur sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme, duke thënë se lufta në Siri, është një fatkeqësi që po i ndodh botës.