E Martë, 3 Nëntor 2026

Izraeli konfirmon: Qytetarë amerikanë janë mes robërve të Hamasit

Ministri izraelit për çështjet strategjike, Ron Dermer, tha se qytetarët amerikanë janë në mesin e atyre që janë rrëmbyer dhe janë kapur nga Hamasi. Ai nuk dha detaje rreth tyre, as për amerikanët që mund të ishin vrarë.

“Fatkeqësisht nuk mundem. Ne kemi shumë qytetarë me shtetësi të dyfishtë në Izrael. Unë dyshoj se ka disa, por ne jemi duke u përpjekur t’i verifikojmë të gjitha këto informacione, pas atij sulmi të befasishëm dhe të tmerrshëm. Do të sigurohemi që t’i verifikojmë informacionet, në mënyrë që të dashurit e këtyre njerëzve që u vranë dhe që janë marrë peng, të lirohen sa më shpejt që të jetë e mundur, “tha Dermer për “State of the Union” të CNN.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken (Antony Blinken), tha se Uashingtoni kishte parë raporte se disa amerikanët janë zhdukur ose janë vrarë dhe shtoi se “ne po punojmë jashtë orarit për ta verifikuar këtë”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›