E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli lejon dërgesat ushqimore në Gaza

Autoritetet izraelite kanë lejuar sot shpërndarjen e sasive të vogla ushqimore në Rripin e Gazës.
Ushqimi për palestinezët në Gaza më herët ishte i bllokuar. Megjithatë, Izraeli nuk do të lejojë dërgimin e çimentos, hekurit dhe materialeve të tjera ndërtimore, të nevojshme për riparimin e shtëpive të shkatërruara, njofton AP.
Vendimi i autoriteteve të izraelite për të lejuar dërgesat ushqimore në Gaza vjen si rezultat i presionit të madh ndërkombëtar, për shkak të sulmeve të javës së kaluar izraelite në njëren nga gjashtë anijet me ndihma humanitare, ku humbën jetën nëntë shtetas turq.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›