E Diel, 1 Nëntor 2026

Bërthamorët, KS, miraton sanksionet ndaj Iranit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar këtë të mërkurë sanksione të reja kundër Iranit. Në votimin e sotëm vetëm Turqia dhe Brazili kanë votuar kundër këtyre sanksioneve.
Bëhet fjalë për sanksionet shumë të ashpra ndëshkuese që bashkësia ndërkombëtare ka marrë deri tani për Iranin. Nga sanksionet e reja do të preken posaçërisht ndërmarrjet iraniane.
Përmes këtyre sanksioneve provohet që Teherani të bindet të ndryshojë politikën për programin e tij të diskutueshëm bërthamor. Ndër të tjera janë parashikuar edhe bllokimi i llogarive jashtë vendit si dhe ndalimet tregtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›