E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, rritet popullariteti i republikanëve

Një studim i ri nga qendra "Gallup" tregon se votuesit aktualisht më tepër favorizojnë kandidatët republikanë për Kongresin, sesa ata demokratë, gjë që do të mund të paraqiste problem për presidentin Barak Obama dhe Partinë e tij Demokratike.
Anketat e Gallupit, me javë të tëra, kanë treguar një avantazh të vogël të republikanëve ndaj demokratëve, por ky dallim thuhet se tani është rritur në nivelin rekord.
Frank Njuport, redaktori kryesor i anketës së Gallupit theksoi se anketa konfirmoi se republikanët kanë shanse të mira në zgjedhjet e Kongresit më 2 nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›