E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër ligji i dosjeve

Tiranë -Gjatë ditës së nesërme, mazhoranca pritet të votojë ligjin për hapjen e dosjeve, një nga ligjet më të rëndësishme që Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë gjatë 18 viteve të fundit. Ligji i propozuar nga deputetë të Partisë Demokratike, është kundërshtuar ashpër nga opozita, e cila ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në votim. Ligji në fjalë, është kundërshtuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë dhe ajo britanike, të cilët e kanë vlerësuar këtë ligj si antikushtetues, pasi shkel disa nene të saj.

Gjithsesi, mazhoranca duket e vendosur për të miratuar ligjin në fjalë, i cili do të bëjë një “pastrim” të organeve drejtuese të administratës dhe të drejtësisë. Partia Socialiste, këtë projektligj të propozuar e ka cilësuar si përpjekje të mazhorancës për të larguar nga disa nga prokurorët më të rëndësishëm, të cilët po hetojnë çështje të bujshme, si hetimet e rrugës Durrës-Kukës, tragjedinë e Gërdecit, etj, ku përfshihen direkt zyrtarë të lartë që qeverisë aktuale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›