Izraeli ndërpret transfertat në Palestinë

Izreali ka ndërprerë transfertën e taksave që kapin një vlerë rreth 100 milionë dollarësh për autoritetin palestinez si shenjë proteste ndaj pranimit të tij në UNESCO.
Zyrtarët e të dyja palëve konfirmuan mospagesën e transferimit mujor nga Izraeli.
Fondet zakonisht dërgohen në tri ditët e para të secilit muaj.
Kërkesa e palestinezëve për t`u anëtarësuar në UNESCO është pjesë e një fushate për t`u njohur si shtet nga Kombet e Bashkuara.
Veprimi tërboi Izraelin, i cili paralajmëroi ndërprerjen e të gjitha transfertave , rreth 100 milionë dollarë, për doganat, kufijtë dhe disa të hyra të tjera që ky vend i mbledh në emër të palestinezëve.