E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR ripërsërit kërkesën për lëvizje të lirë në veri

Misioni i NATO-s në Kosovë përsëriti të enjten kërkesën për lirimin e të gjitha rrugëve në veri të Mitrovicës. Përmes një komunimi për media, KFOR bëri të ditur se ura Llozishtë në rrugën që çon drejt vijës kufitare në Jarinjë ka nevojë për riparime “urgjente për shkak të dëmtimeve të rënda strukturore”.
KFOR vlerësoi se lëvizja brenda katër komunave në veri të luginës së lumit Ibër është penguar në mënyrë kritike për shkaqe sigurie, ndërsa njoftoi se nga 7 nëntori KFOR-i do të vazhdojë punimet për të riparuar urën, punime këto që kishin nisur para 16 shtatorit.
“Këto punime riparuese kërkojnë një liri të pakuzhtëzuar të lëvizjes për automjetet e rënda ndërtimore, të cilat janë të nevojshme për t`i kryer punimet”, thuhet në komunikatë.
“Kjo vërtet nuk është ajo se çfarë përfaqësuesit e veriut kanë njoftuar: liri të plotë të lëvizjes për KFOR-in. Veç asaj, jam i habitur që përfaqësuesit e katër komunave në veri nuk kanë asnjë kuptim për përfitimet e rëndësishme që këto riparime do të sjellin për popullatën lokale. Siguria për popullsinë duhet të jetë prioritet për të gjithë”, citohet në komunikatë të ketë thënë komandanti i KFOR-it, Erhard Drews.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›