Arrestohet miku i Barack Obamës

Një prej miqve më të ngushtë të presidentit amerikan, Barack Obama është arrestuar në Honolulu, pasi dyshohet për nxitje të prostitucionit.
Sipas mediave ndërkombëtare bëhet fjalë për Robert “Bobby” Titcomb, i cili është vënë në pranga së bashku me tre persona të tjerë dhe më pas ai është lënë me kusht pas pagesës së një shume prej 500 dollarësh.
Titcomb, 49 vjeç, ka frekuentuar Punahou School të Honolulusë me Obamën dhe të dy luajnë shpesh golf në Haëaii.