Izraeli nis shpërnguljen e një kampi palestinez

Qindra forca izraelite të sigurisë filluan evakuimin me forcë sot në mëngjes të një kampi të militantëve palestinezë, vendosur në qendrën e një projekti të kolonizimit hebre.
"Forcat izraelite kanë hyrë në kamp, ngritur të premten në mëngjes në vendin e projektit E1, mes Cisjordanisë dhe Jerusalemit Lindor të pushtuar'', konfirmoi një prej organizatoreve të kampit, Abir Copty.
Në zonën ku është ndërtuar kampi i aktivistëve palestinezë, Izraeli parashikon ndërtimin e një zone me banesa./Indeksonline/