E Diel, 1 Nëntor 2026

Përleshje në burgun grek, plagosen 2 shqiptarë

Tensioni ka mbizotëruar sërish dje në burgun e Dhomokos, në Lamia, ku të burgosurit grekë u përleshën me të huajt.

Nuk bëhet e ditur çfarë u bë shkak për përleshjen e dhunshme, por mësohet se të burgosurit kanë përdorur thika improvizuara dhe si rezultat janë plagosur 2 shqiptarë. Njëri prej tyre ka marrë plagë të rënda thike në gjoks.

Dy të plagosurit u dërguan fillimisht në qendrën shëndetësore të Dhomokos dhe më pas u dërguan në në spitalin e Lamias, ku po kurohen nën ruajtjen e rojeve të burgut, transmeton BW.

Nuk është hera e parë që ndodhin përleshje në burgun e Dhomokos në Greqi, ku marrin pjesë edhe të dënuarit shqiptarë, që vuajnë dënimin në këtë burg./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›