E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli nuk vepron i vetem ndaj Iranit - Barak pergenjeshtron planet per sulm kunder Teheranit

Kryeminsitri Benjamin Netanjahu dhe ministri i Mbrojtjes Ehud Barak jane te nje mendimi persa i perket vleresimit per kercenimin nga Teherani dhe kane marre vendimin per sulm shkruante gazeta Jediot Ahronot te premten 28.10 Ne radion e ushtrise ministri i Mbrojtjes Barak pergenjeshtroi ekzistencen e nje vendimi te tille Nuk duhet te jesh gjeni i madh per te kuptuar qe ne Izrael ne vitin 2011 nuk ka dicka te tille ndoshta ka patur ne vitin 2006 por ne vitin 2011 nuk ka qe dy vete te vendosin per dicka.

Ne te njejten kohe Barak theksoi se qeveria izraelite e merr shume seriozisht kercenimin nga Irani Ne themi prej vitesh une them prej vitesh qe hapat iraniane ne drejtim te armatimit atomik jane nje kercenim qendror per stabilitetin e te gjithe rajonit dhe nje kercenim per Izraelin. Eshte nje sfide edhe per boten edhe per Izraelin. Duhet luftuar me te gjitha mjetet kunder tij dhe nuk duhet perjashtuar asnje opsion.

Presion diplomatik nderkombetar ndaj Iranit

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak

Presioni diplomatik dhe sanksionet ekonomike jane te rendesishme shtoi Barak duke patur parasysh njoftimet nga Uashingtoni qe qeveria amerikane perpiqet per forcimin e regjimit te sanksionve kunder Teheranit. Jemi te nje mendimi me vleresimin e Uashingtonit per kercenimin nga Irani. Per kete teme vitet e fundit jane zhvilluar bisedime edhe me shtete te tjera tha Barak duke hedhur poshte konsideratat se Izraeli mund te vendose i vetem lidhur me ceshtjen e Iranit.

Ne duhet te jemi te kujdesshem. Shteti i Izraelit nuk eshte Kanadaja dhe as Australia. Ai eshte nje shtet i vogel por eshte i forte me i forti ne Lindjen e Mesme. Shteti i Izraelit ka qene eshte dhe do te jete ne te ardhmen e afert shteti me i forte ndermjet Tripolit ne Libi dhe Teheranit. Ne nuk kemi shkak per te patur frike nga dicka. Ne duhet te shikojme vetem me kujdes mjedisin tone dhe te pyesim veten se cfare mund ti lejojme vetes dhe cfare jo.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sulm me raketa ne Ashkelon

Gjendje e tensionuar ne terren

Nderkohe ne kufirin ndermjet Izraelit dhe Rripit te Gazes nuk eshte kthyer ende qetesia. Forca ajrore izraelite vrau naten dy militante palestineze ne jug te zones bregdetare. Pastaj u hodhen perseri raketa nga Rripi i Gazes ne vendbanimet izraelite. Ne qytetin Ashkelon qe ndodhet prane kufirit me Rripin e Gazes u dha pasdite sinjali i alarmit. Popullsise iu be thirrje te hyje ne strehimore dhe bunkere. Ministri i Jashtem Avigdor Liebermann kerkoi ne nje takim te fraksionit te tij qe Izraeli duhet te rrezoje qeverine e Hamas-it ne Gaza.

Autor Bettina Marx/Angjelina Verbica

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›