Turqit ne Gjermani- nga punetore ne punedhenes

Kur emigrantet turq erdhen ne Gjermani ne fillimet e viteve 70 per te punuar shume prej tyre hapen dyqane ushqimore ose si shites ne tregje.
Ne atee kohe sipas Holger Floeting nga Insitituti Gjerman i eshtjeve Urbane tregu kryesor i tyre ishin emigrantet e tjere turq. Kur ata nisen bizneset natryrisht qe moren me shume ne pune emigrantet thote Floeting.
Tregetaret turq ofruan mallra qe ishin te veshtira per tu gjetur ne Gjermani shton ai.
Kekesa
Ne fillim te viteve 70 ne Gjermani jetonin rreth 600 mije turq etnike. Numri i emigranteve turq te vetepunesuar ishte 3 mije nderkohe qe ne vitet 80 kjo shfer shkoi ne 22 mije.
Por disa vite me pas shkalla e papunesise ne Gjermani vecanerisht ne mesin e punetoreve te gjysme-kualifikuar dhe te pakualifikuar u rrit. Me te goditurit ishin shtetasit e huaj - duke perfshire edhe popullsine turke. Shume prej tyre e pane vete-punesimin si nje menyre per te dale nga papunesia.
Sipas Bahattin Kaya pjestar i Dhomes se Industrise dhe Tregtise Turko-Gjermane turqit kaluan shume veshtresi ne rrugen drejt vetepunesimit.
Ligji i emigracionit ne ate kohe parashikonte pengesa te medha. Ne te shkruhej qarte se shtetasve turq nuk iu lejohej te punonin si tregtare te pavarur. Ne ato vite shume turq kishin biznese te regjistruar me emra gjermane thote Kaya. Bildunterschrift Tregtar perimesh
Klientet gjermane
Sot emigrantet te cilet kane nje leje qendrimi ne Gjermani mund te vetepunesohen pa patur nevojen e nje ortaku gjerman. Ne faqen online te Ministrise se Ekonomise dhe Teknologjise ka informacion edhe ne gjuhen turke per te gjithe ata qe duan te hapin biznesin e tyre.
Shoqata Turko-Gjermane e Punesimit ofron gjithashtu sherbime keshillimore ne qytete te ndryshem te Gjermanise.
Sipas statistikave me te fundit numri i biznesmeneve burra dhe gra me origjine nga Turqia ka shkuar ne rreth 80 mije. Ata punesojne mesatarisht 400 mije njerez.
Floeting nje specialist turk ne kompanite Gjermane thote se marketingu i ketyre kompanive tashme synon edhe klientet gjermane.
Ne te vertete imazhi qe kishin njerezit per emigrantet turq te vetepunesuar tani ka ndryshuar. Megjithate ne pamje te pare kjo nuk eshte e qarte.
Kur shikon nga afer emrat ne pllakat para zyrave te mjekeve avokateve dhe agjenteve te reklamave ju mund te shihni llojet e puneve te cilat jane duke u ofruar njerezit ne industrine e sherbimit por kjo nuk eshte e dukshme vetem ne rruge. Shpesh kompanite e medha te drejtuara nga turqit etnike anashkalohen thote Floeting.
Sukses ne industrine e sherbimit
Sipas presidentit te Dhomes se Industrise dhe Tregtise Turko-Gjermane Rainhardt Freiherr von Baron Leoprechting emigrantet turq kane qene me te sukseshem ne sektorin e sherbimeve.
Nese ju troksini ne deren e nje tregetari turk ne oren nente te mbremjes sepse keni harruar dicka ju nuk do te priteni me nje fytre te varur por me fytyren e nje personi te kenaqur qe dikush eshte i interesuar per mallin e tij thote ai. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bahattin Kaya
Emigrantet turq perbejne numrin me te madh te sipermarresve me sfond emigrimi dhe parashikohet qe ky numer te vije duke u rritur ne vitet ne vijim.
Bizneset e vogla dhe te mesme te drejtuara nga turqit kane me shume sesa vlere ekonomike thote Floeting. Ata jane te perkushtuar ndaj komunitet ku ushtrojne aktivitetin kompanite e tyre. Ata luane nje rol te rendesishem duke ndihmuar integrimin.
Ne shume raste integrimi varet nga puna qe bejne argumenton ai. Duke hapur vende pune ata bejne te mundur integrimin.
Author Jlide Danisman/ Amarildo Topi
Redaktoi Aida Cama