Mos po u mbaron zjarrfikesve te krizes uji Roli i BQE ne krizen e borxheve

Banka Qendrore Evropiane ka nje mandat qe qendron mbi te gjithe te tjeret Ajo duhet te ruaje stabilitetin e cmimit te euros. Kete ajo e ka bere shume mire madje edhe ne kohen e krizes financiare dhe te borxheve. Por kriza e borxhit e ka vene banken para sfidave te reja. Qe kur vendosi per te blere bonot greke ne maj 2010 ajo kritikohet ashper. Sepse ne kete menyre BQE ka tejkaluar mandatin e saj thone kritiket. Gertrud Traud e sheh ceshtjen ndryshe. Ekonomistja kryesore ne banken e landit Hessen-Thringen Helaba pati thene qe atehere Mua me duket gjithmone interesant se si per BQE dogmatiket therrasin dhe ngrene zerin nderkohe qe ne krizen financiare banka e Anglise dhe banka amerikane FED kane bere te njejten gje dhe te gjithe i kane brohoritur. Ne rastin e BQE ka gjithmone standarde te dyfishta matjeje dhe pastaj besohet se mund te behet vetem nepermjet instrumenteve fiskale. Kjo me cudit pak dhe per kete arsye une kam tjeter mendim.
Blerja e bonove e diskutueshme
BQE e nderpreu perkohesisht blerjen e bonove nga Greqia Portugalia dhe Irlanda dhe e rinisi ate perseri ne gusht. Kete here ajo mbeshteti edhe bonot e Spanjes dhe te Italise. Shefi i BQEJean-Claude Trichet e shpjegon keshtu Programi i huase eshte hartuar ne ate menyre qe ben qe masat e politikes monetare te funksionojne duke ndihmuar qe te luftohet mosfunksionimi i disa segmenteve te tregut te bonove ne zonen e euros.
Sipas Trichet blerja e bonove mbeshtet masat e politikes monetare qe tashme i ka ndermarre Banka Qendrore Evropiane. Nderkohe Banka Qendrore Europiane ka letra shteterore me vlere ne nje volum prej 160 miliarde eurosh ne depozita. Kete veprim te shefit te bankes qendrore Trichet e kritikon Jerg Kramer kryeekonomist i Commerzbank Me kete vendim ai i ka qendruar prane politikes. Une mendoj se ky vendim ka qene ne fund te fundit i gabuar. Edhe pse eshte bere sigurisht i nisur nga nje motiv pozitiv. Por une mendoj se pa vendimin e Bankes Qendrore Evropiane per te blere bono qeveritare politika do te kishte reaguar tashme qe kur.
Likuiditet i pakufizuar
Banka qendrore nuk perpiqet vetem ne kete menyre te stabilizoje tregun financiar. Qe nga kriza financiare ajo u ve ne dispozicion bankave edhe likuiditet te pakufizuar nga i cili e privon rregullisht tregun kur ai nuk eshte i nevojshem. Ne kete menyre ajo pengon inflacionin. Ky likuiditet suplemantar i nevojitet urgjentisht bankave. Sepse me ashpersimin e krizes humbet besimi i bankave te njera-tjera te cilat per kete arsye nuk i huajne me para njera-tjetres. Ata kane frike se konkurrentet e tyre mbajne shume bono te vendeve ne krize ne depozitat e tyre e prandaj mund te ishin te rrezikuara. Ne tetor BQE zgjeroi ofertat e kreditit ndaj bankave. Deri tek norma e kryesore e interesit bankat mund te sigurojne likuiditet te pakufizuar te BQE. Disa thane se ketu po qellohen trumcaket me topa disa te tjereve kjo iu duk jo sa duhet e mjaftueshme. Persa i perket normes se interesit BQE vazhdon te jete e kujdesshme. Normen kryesore te interesit BQE nuk e ka ulur ne muajt e fundit perkundrazi Per shkak te shkak te zhvillimit pozitiv te koniunktures ne fillim te vitit ajo e ka ngritur ate deri ne korrik me dy etapa nga 10 ne 15 tani.
Autor Brigitte Scholtes/Angjelina Verbica
Redaktoi Aida Cama