Izraeli paralajmëron Rusinë: Mos dërgo armë për regjimin e Assad
Rritet edhe me shume frika për një luftë në Lindjen e Mesme. Izraeli paralajmëron Rusinë të mos dërgojë armë për regjimin e Assad, duke kërcënuar se po përgatitet të godasë anijet ruse drejt Sirisë.
Ministri i Jashtëm izraelit sinjalizoi sot se ushtria e shtetit hebre është e përgatitur të sulmojë armatimet ruse drejt Sirisë. Rusia deklaroi një ditë më parë se do të dërgojë raketat e saj anti ajror me të avancuara për qeverinë siriane, vetëm disa orë pasi Ministrat e Jashtëm të BE-së i dhanë fund embargos së armëve për rebelët siriane, duke rritur kështu mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve dhe një lufte në rajon, nëse bisedimet e paqes në Gjenevë dështojnë.
Ndërkaq, presidenti amerikan Barak Obama i ka kërkuar Pentagonit të vërë në jetë një plan për ndalim fluturimi në Siri. Lajmi raportohet nga mediat amerikane, që citojnë burime brenda administrates sipas së cilave, Shtëpia e Bardhë po vlerëson ende nëse duhet të furnizoje me arme rebelet qe luftojne regjimin e Bashar Al Asad, pasi ka njohur zyrtarisht koalicionin opozitar.
(e.m/News24/BalkanWeb)