I dashur më laj pak enët, do të shpërblej me seks!
TIRANË-Femrat gjithsesi dinë të jenë mirënjohëse. Këtë e tregon një anketim i bërë në Britani të Madhe. Kur meshkujt u ndihmojnë damave, ato me shumë dëshirë i shpërblejnë në krevat.
Seksi si shpërblim. Të dy gjinitë dinë të luajnë me mençuri.
Gjatë këtij studimi dy të tretat e femrave britanike kanë zbuluar se e shfrytëzojnë seksin si formë shpërblimi për partnerët e tyre. Ndërkaq, më bujare bëhen kur partnerët e tyre u ndihmojnë rreth punëve të shtëpisë.
Shumica e tyre, 65 për qind, pa ngurruar kanë pranuar se e aplikojnë një sistem të tillë të të shpërblimit, ndërsa vetëm 11 për qind syresh kanë ngurruar të japin përgjigje.
Në këtë anketim kanë marrë pjesë 1.994 persona mbi 18 vjeç. Në mesin e tyre ka pasur edhe meshkuj. Edhe ata kanë deklaruar se nuk cuditen që shpërblejnë partneret e tyre me seks. Këtë gjë më së shpeshti e bëjnë kur damat vendosin që bashkë me ta të shikojnë ndeshjen sportive në vend të një filmi komedi apo koncerti.
Ç’duhet të bëjë mashkulli që të shpërblehet me seks
1. T’i kryejë punët e shtëpisë – 39%
2. Të blejë dhuratë – 34 %
3. Të kujdeset për fëmijët - 28%
4. Të gatuajë drekën apo darkën - 21%
5. Të paguaj taksinë – 19%
Ç’duhet të bëjë femra që të shpërblehet me seks
1. Të shikojë ndeshjen sportive – 35%
2. Të ndihmojë në kryerjen e punëve të shtëpisë – 31%
3. Të paguajë taksinë – 29%
4. Të kujdeset për familjen – 22%
5. T’i lejojë mashkullit të dalë në mbrëmje me miqtë – 17%.
(d.b/tg/BalkanWeb)