Izraeli përgjigjet, sulme ajrore në Gaza

Një valë e parë e sulmeve ajrore është kryer sot pasdite nga aviacioni izraelit në Rripin e Gazës, si një përgjigje ndaj sulmeve që kanë ndodhur gjatë këtyre orëve në Neghev.
Lajmin e kanë bërë të ditur dëshmitarë lokalë. Sipas burimeve të Gazës, gjashtë palestinezë, mes së cilëve edhe lideri i grupit salafit islamik, janë vrarë.