Talibanët marrin përgjegjësinë për sulmet në Kabul

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse në një kompleks britanik në Kabul të Afganistan.
Të paktën dy policë afganë dhe një punëtor civil janë raportuar se u vranë në sulme.
Zyrtarët afganë kanë deklaruar se ka pasur dy shpërthime në afërsi të qendrës kulturore britanike.
Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Muxhahid, ka deklaruar se talebanët kishin sulmuar, dhe kishin nisur edhe një sulm tjetër ndaj një objekti të Kombeve të Bashkuara në Kabul.
Zëdhënësi gjithashtu theksoi se keto sulme erdhen si shenjë për të shënuar pavarësinë e Afganistanit nga Britania në vitin 1919.