E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinexhadi pritet si një hero në Teheran

Teheran - Mahmut Ahmadinexhad është pritur si hero në Iran pas kthimit të tij nga Zvicra mëngjesin e sotëm. Presidenti iranian sulmoi Izraelin gjatë fjalimit të tij në konferencën ndërkombëtare për racizmin “Durban II”, e cila u zhvillua në Gjenevë.

Një grup studentësh iranianë kishin dalë për të pritur presidentin e tyre me tufa lulesh në dorë. Ata drejtonin thirrje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Do të mar pjesë në çdo konferencë ndërkombëtare pa marrë parasysh vullnetin e Perëndimit. Ata njerëz atje përsërisin slogane për tolerancën ndaj kundërshtarëve dhe për lirinë e fjalës, por nga ana tjetër ofendojnë nderin dhe vlerat hyjnore të vendeve të tjera", deklaroi Ahmadinexhad pas kthimit të tij në Teheran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›