Izraeli planifikon mbi 1400 banesa të reja në Jerusalemin lindor

Projekti, miratimi për të cilin pritet të merresh shumë shpejt, parashikon ndërtimin e banesave në lagjen Gilo, në pjesën juglindore të qytetit. Plani po ashtu pritet të miratohet nga komisioni për planifikim rajonal gjatë javës së ardhshme.
Ndërtimet, që do të kryhen nga kompani private, mund të zgjasin rreth katër vjet pasi do të punohet mbi një terren shumë të vështirë.
“Nuk ka asnjë dyshim se lejimi i këtij ndërtimi do të sjellë goditje të reja mbi procesin e paqes me palestinezët, që tashmë është ngrirë për shkak të refuzimit të Izraelit për zgjatjen e moratoriumit kundër zgjerimeve në kolonitë hebreje në Bregun Perëndimor”, deklaroi një zyrtar.
2011-01-16 19:04
[