E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, shpërthim në një autobuz, 15 të vrarë

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në një autobus në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, është e paqartë se nëse shpërthimi ishte shkaktuar nga bomba apo cilindri i gazit.

Në çastin e shpërthimit, autobuzi po qarkullonte ndërmjet qyteteve Hangu dhe Kohat.

Militantët islamikë, në këtë territor, shpeshherë ndërmarrin sulme kundër forcave të sigurisë dhe civilëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›