Hu Jintao: Sistemi financiar është "produkt i së kaluarës"

Presidenti i Kinës, Hu Jintao, e ka quajtur "produkt të së kaluarës" sistemin financiar ndërkombëtar, i cili dominohet nga dollari, por shtoi se do të ishte proces i gjatë që edhe monedha kineze të bëhej ndërkombëtare, thekson Reuters.
Hu Jintao, i cili do të vizitojë Uashingtonin javën e ardhshme, gjithashtu ka thënë se "likuiditeti i dollarit amerikan do të duhej të mbahet në nivel stabil të arsyeshëm".
Ai i bëri këto komente në një intervistë të rrallë me shkrim për gazetat amerikane.