Izraeli rrënon murin në kufi me Bregun Perëndimor

Jerusalem, 16 gusht - Armata e Izraelit e ka filluar rrënimin e barrierës së betonit që e rrethon lagjen hebraike nga të shtënat, në kufi me Bregun Perëndimor.
Ushtria izraelite e ka ndërtuar këtë barrierë 600 metra të gjatë para nëntë vjetësh në lagjen Gilo në pjesën jugore të Jerusalemit, për shkak të të shtënave të shpeshta nga qyteti Beit Jalla, i cili gjendet në Bregun Perëndimor.
Ushtria izraelite thotë se gjatë dy javëve barriera do të hiqet tërësisht për shkak të kërcënimit të reduktuar të sigurisë dhe përmirësimit të koordinimit ndërmjet forcave të sigurisë së Bregut Perëndimor dhe të Izraelit.