E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli sulmoi Rripin e Gazës

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se aeroplanët e saj kanë goditur një lokacion të paidentifikuar militantësh në Rripin e Gazës, në përgjigje të sulmeve nga ky territor.

Militantët nga Gaza kanë shkrepur 11 raketa dhe mortaja në drejtim të Izraelit, mëngjesin e sotëm.

Nuk është raportuar për viktima nga asnjëra palë.

Armiqësitë minojnë armëpushimin e brishtë dhe jozyrtar mes palëve, i cili ka hyrë në fuqi javën e kaluar, pas shpërthimit më të keq të dhunës në disa muaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›