E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli “sulmon” Obamën

Telaviv (Start)-Ende pa marrë zyrtarisht detyrën, Presidenti amerikan Barak Obama është vënë në shënjestër të diplomacisë së aleatit amerikan, Izraelit. Ministrja e Jashtme izraelite, Tzipi Livni, ka vlerësuar si kritike dhe shenja dobësie tentativat e Obamës për një bashkëbisedim me Iranin lidhur me programet bërthamorë të këtij të fundit. Ajo e ka vlerësuar këtë politikë të presidentit të ri amerikan si një shenjë të parë të mospërputhjeve midis politikave të dy vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›