Pack: Serbia nuk duhet lejuar që të pengojë EULEX-in
Berlin (start)-Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Doris Pack deklaroi se Serbia nuk duhej lejuar që të pengonte punën e BE-së në Kosovë. Ajo theksoi se misioni EULEX në Kosovë është mjaft i rëndësishëm.
"Ne kemi ndërmend që me EULEX-in të punojmë në interes të të gjithë njerëzve që jetojnë atje, në radhë të parë të serbëve, e kjo është zbatimi në vepër i planit të Ahtisarit dhe të asaj që është në Kushtetutën e Kosovës", ka thënë Pack për Radion "Deutsche Welle".
Ajo po ashtu ka thënë se, BE-ja ende nuk ka një zgjidhje se si mund ta ndihmojë Kosovën si dhe për zbatimin e planit të Martti Ahtisaarit.
“Këtë nuk mund ta zgjidhë Komisioni i BE-së. Ndaj le të shpresojmë që me mbështetjen ndërkombëtare këto ditë të gjendet një modus vivendi në Serbi, në mënyrë që të mund të fillojë misioni i EULEX-it, sepse ai është i nevojshëm, sistemi i drejtësisë lë mjaft për të dëshiruar”.
Në Kosovë, sipas saj, ka një varg procesesh që nuk janë trajtuar nga UNMIK-u. “Pra nuk është bërë shumë dhe tani gjërat duhet të vihen në lëvizje. Nuk ka asnjë alternativë tjetër, Kosova duhet ndihmuar, që ajo të zhvillohet vërtetë si një shtet i së drejtës. Mendoj se në këtë drejtim një ndihmë është edhe raporti i Komisionit të BE-së”, ka thënë ajo.