Bode: Raporti i KE vleresim per qeverine
Tiranë (start)- Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi gjatë seancës të së enjtes në Kuvend, se progres-raporti i Komisionit Evropian vlerëson zhvillimet ekonomike në vend, si në financat publike, sistemin monetar dhe atë bankar, vlerësim që sipas Bodes inkurajojnë më tej administratën dhe qeverinë për të intensifikuar reformat.
"Raporti i fundit i Komisionit Evropian konfirmon progresin e Shqipërisë në kuadrin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit për vitin 2008 dhe ky fakt është një inkurajim i madh për qeverinë në angazhimin e madh politik për t'iu bashkangjitur familjes evropiane", tha Bode.
Bode theksoi se në raport evidentohet progresi i bërë nga qeveria, administrata fiskale si dhe procesi i tenderimit për uljen e nivelit të korrupsionit. Sipas tij, në raport theksohet se janë bërë hapa të konsiderueshëm në këtë drejtim dhe ky sigurisht është një konstatim ndryshe nga ai i disa viteve më parë, kur korrupsioni konsiderohej si "një fenomen mbizotërues" në administratën publike.
Lidhur me krizën financiare globale, ministri Bode, duke e konsideruar atë së më të madhen në 50 vitet e fundit, nënvizoi se "në raportin e KE-së vlerësohet kapërcimi i këtyre aspekteve të krizës dhe thuhet se kjo krizë nuk mund të çojë në ngadalësim të ekonomisë, kjo për shkak se niveli i kreditimit prej 30 % është i arsyeshëm dhe në përputhje me nevojat që ka ekonomia e vendit tonë dhe se kapitalizmi i kompanive është i mirë rregulluar".