Izraeli sulmon Rripin e Gazës

Avionët luftarakë të Izraelit kanë sulmuar mbrëmë Rripin e Gazës, në hakmarrje të sulmit me raketa kundër shtetit izraelit.
Në deklaratën e bërë publike, ushtria e Izraelit tha se “sulmet kanë pasur në shënjestër një fabrikë armësh dhe tre tunele që përdoren për kontrabandë”.
Ditë më parë, të paktën shtatë raketa janë hedhur nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit, por nuk ka pasur raportime për viktima.