E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme në Bagdad, 10 të vrarë

Dy makina të mbushuara me eksplozivë kanë shpërthyer mëngjesin e sotëm në kryeqytetin irakian Bagdad.

Shpërthimet kishin në shënjestër shiitët, ndërsa si pasojë e shpërthimeve u vranë 10 persona dhe plagosën 31 të tjerë.

Shpërthimi i parë ndodhi pranë vendit ku mblidhen punëtorët për të kërkuar punë, ndërsa i dyti në afërsi të tij.

Incidentet në zonën Sader Siti të Bagdadit vijnë në vazhdën e sulmeve të shpeshta kundër shiitëve, që kur trupat e fundit amerikane u larguan nga Iraku muajin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›