Izraeli vazhdon bombardimin e Gazës
Ofenziva ajrore izraelite mbi Gazë ka hyrë në ditën e katërt, me bombardime mbi një sërë ndërtesash qeveritare të Hamasit dhe objekte të sigurisë.
Zyrtarë mjekësor në Gazë thonë së paku 10 palestinez janë vrarë gjatë sulmeve më të fundit, duke e çuar kështu numrin e të vrarëve që nga fillimi i sulmeve të shtunën në mbi 350. Gjatë kësaj kohë janë vrarë katër izraelite nga raketat e palestinezëve. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka dënuar të dyja palët, Izraelin dhe Hamasin. Ai ka akuzuar Izraelin se po përdor forcë të tepruar ndërsa ka kritikuar Hamasin pse nuk po i jep fund hedhjes së raketave.