Sulmet,Olmert: Ky është vetëm fillimi

Ofensiva ushtarake kundër Hamasit në Rripin e Gazës është faza e parë e një serie iniciativash tashmë të aprovuara nga kabineti i sigurisë izraelite. Kështu ka deklaruar kryeministri Ehud Olmert, fjalët e të cilit tingëllojnë si një konfirmim për ndërhyrjen e trupave edhe nga toka. Ushtria izraelite tashmë është gati të nisë operacionin nga toka kundër Hamasit dhe këtë informacion e dha më parë zëdhënësi i ushtrisë hebraike në ditën e katërt të bombardimeve në enklavat palestineze, të udhëhequra nga Lëvizja e Rezistencës Islamike. "Nuk ka vend për armepushim. Qeveria është e vendosur që të eleminojë rrezikun në jug", tha ministri i Brendshem i Izraelit Meir Sheetrit, për radion ushtarake. Sipas tij trupat izraelite nuk do të ndalen derisa të thyhet objektivi i Hamasit ndaj shtetit hebraik.