E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Izraeli vijon goditjen e Gazës, rëndohet bilanci i viktimave, Blinken vizitë në Tel Aviv

Izraeli vijon sulmet  e pergjakshme ne Rripin e Gazes

Ushtria izraelite ka deklaruar se e ka rrethuar qytetin  dhe  ka shenjestruar  infrastrukturen e Hamasit.

Ndërkohë edhe ne Bregun perendimor 9 palestineze jane vrare , ndersa 37  te tjere jane arrestuar. Po ashtu Izraeli  ka  bere me dije se  ka eleminuar nje grup  luftëtarësh të Hezbollahut në Liban .

Bilanci sa vjen e rritet. Raportohet  per te pakten 9061 jete te humbura nga  rradhet e palestinezeve ndersa me shume se 1400 jane vrare ne Izrael.

Zedhenesi i ushtrise izraelite Daniel Hagari ka  konfirmuar se  numri i njerezve qe mbahen rober ne Gaza  eshte 241 , ndersa sipas tij 338 ushtare  jane vrare qe nga fillimi i luftes.

Qytetarët që posedojne pasaporta te huaja  kanë udhëtuar  drejt jugut të Rripit te Gazes  ndërsa presin të gjejnë emrin e tyre në listë që do t’u mundësonte të largoheshin përmes pikës kufitare Rafah me Egjiptin.

Raportohet se rreth 100 shtetas britanikë janë në listën e personave të miratuar për t’u larguar  kete te premte.

Nga ana  tjeter   Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Izrael, ku pritet të zhvillojë diskutime me qeverinë.

Kjo është vizita e dytë e tij që kur Hamasi nisi sulmin më 7 Tetor dhe Izraeli filloi ofensivën hakmarrëse në Gaza.

Udhëtimi i tij do të ketë në fokus mbrojtjen e civilëve ne Gaza.

Para nisjes zyrtari I larte amerikan u shpreh se do të kërkoje masa konkrete nga autoritetet ne tel aviv për të minimizuar rrezikun per civilet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›