E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli zhgenjen Perendimin

SHBA-ja ka shprehur zhgenjimin e saj per shkak te kalimit te moratoriumit izraelit per ndertimin e vendbanimeve dhe ka kumtuar se ne rajon do te dergojne emisarin per Lindjen e Mesme George Mitchell ka bere te ditur State Departamenti amerikan.

Jemi te zhgenjyer por mbetemi te perqendruar ne qellimin tone afatgjate ne rajon dhe ai ka te beje me vazhdimin e bisedimeve te drejtperdrejta me qellim te arritjes se marreveshjes paqesore ka deklaruar zedhenesi i diplomacise amerikane Philip Crowley.

Ne anen tjeter Ministri i Jashtem i Frances Bernard Kouschner ka deklaruar se shteti i ri palestinez i cili do te ishte anetar i OKB-se do te ishte garanti me i mire i paqes dhe sigurise ne Lindjen e Mesme.

Sot gjendemi para nje rasti historik qe nuk duhet leshuar dhe shpresoj qe procesi paqesor te vazhdoj. Izraelitet dhe palestinezet duhet qe bashke te marrin vendimin strategjik per ti dhene fund konfliktit sepse kjo eshte ne interesin e tyre te dyanshem dhe te gjithe botes ka theksuar Kouschner.

Edhe Kouschner u shpreh per vazhdimin e moratoriumit izraelit.

Popujt e Izraelit dhe Palestines deshirojne paqe dhe ne nuk bene te presim ka perfunduar Kouschner.

Ne nderkohe presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka theksuar se nuk do te kete vendim te menjehershem nese do te vazhdojne bisedimet me Izraelin.

Abbas tha se nuk do te vendos menjehere nese do te braktise bisedimet e paqes me Izraelin ne pergjigje te perfundimit te ngrirjes se pjesshme te ndertimit te vendbanimeve hebrenje ne Bregun Perendimor.

Abbas theksoi se ai nuk do te vendose deri sa te takohet me udheheqes te tjere arabe javen e ardhshme.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kerkuar palestinezeve qe te vazhdojne bisedimet.

Por Abbas pas perfundimit te moratoriumit menjehere u perball me trysnine e organizates radikale islamike Hamas e cila kontrollon Rripin e Gazes. Shefi ne mergim i Hamasit Khalid Meshal i kerkoi nga Ababasi te nderprese negociatat me Izraelin.

Ju kerkoj vellezerve te mi te Autoritetit Palestinez qe kane deklaruar se nuk do te rifillonin bisedimet me armikun izraelit nese ky i fundit vazhdonte kolonizimin qe te nderpresin negociatat deklaroi shefi i Hamasit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk eshte nje njeri qe mund te beje paqe ne rajon vijoi Meshal gjate nje takimi qe u zhvillua ne Damask.

Menjehere pas perfundimit te moratoriumit izraelit u shenua edhe incidenti i pare i armatosur ne territoret palestineze.

Nga nje sulm me raketa ne Rripin e Gazes jane vrare tre palestineze.

Mjeket palestineze bere te ditur se te vraret jane anetare te brigades Al-Quds krahu ushtarak i organizates radikale islamike Xhihadi Islamik.

Nje zedhenes i ushtrise izraelite e konfirmoi sulmin ne afersi te kampit te refugjateve El Bureish.

Qellimi ka qene goditja e nje grupi ekstremist i cili pergatiste nje sulm kunder Izraelit ka thene zedhenesi i ushtrise izraelite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›