E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet sivjet

Dy pale konsultimesh po zhvillohen me partite politike per te pare se cila eshte rruga me e mire per dalje nga kriza pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit te Kosoves.

Pervec ushtruesit te detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi me partite me te medha politike ne vend po konsultohen edhe ambasadore te shteteve te Quintit.

Opsioni qe po mbeshtetet nga shumica e ambasadoreve perendimore dhe disa nga partite politike eshte mbajtja e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare gjate ketij viti kane thene burime te gazetes Express.

Nuk ka ende marreveshje por opsioni qe po shtyhet perpara eshte qe zgjedhjet te mbahen ne fund te nentorit kane thene burime te gazetes.

Ne kete rast zgjedhjet parlamentare do te duhej mbajtur jo me vone se 45 dite nga shpallja e tyre.

Ne cilesine e ushtruesit te detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi ka mbajtur takime te ndara me tre drejtues te partive parlamentare Blerim Shala AAK Ibrahim Gashi AKR dhe Nexhat Daci LDD me te cilet ka biseduar per zhvillimet politike ne vend.

Zoti Krasniqi gjate diteve te ardhshme po ne kete cilesi do te prese edhe drejtues te partive te tjera politike ka njoftuar Zyra per Informim e Kuvendit te Kosoves.

Per ceshtjen e zgjedhjeve Kryeministri Hashim Thaci ka pasur te marten takime me ambasadore te Quintit si dhe me Shefin e ICOse Pieter Feith.

Shkrimin e plote mund ta lexoni ne Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›