E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraelitet pelqejne komentet e Kastros

Lideret e Izraelit po e lavderojne ish-udheheqesin kuban Fidel Kastro per perkrahjen e dhene Izraelit ne disa prej intervistave te tij te fundit.

Zyra e Presidentit te Izraelit Shimon Peres i ka derguar nje leter personale Kastros duke e falenderuar per deklarimet e tij leter kjo qe se fundi u botua edhe ne revisten amerikane The Atlantic.

Kryeministri Benjamin Netanyahu gjithashtu i ka pelqyer komentet e fundit te Fidel Kastros.

Komentet pozitive te Kastros per Izraelin jane te rralla pasi ish-udheheqesi kuban ka perkrahur gjithmone palestinezet ndersa ka qene jo pak kritik ndaj politikave te Izraelit.

Ne nje nga intervistat e fundit Kastro ka kritikuar Presidentin e Iranit Mahmud Ahmedinejad pasi ky i fundit ka mohuar holokaustin ku 6 milion hebre u vrane nga forcat naziste gjate Luftes se Dyte Boterore.

Lideri komunist gjithashtu ka thene se Izraeli ka te drejte te ekzistoje si shtet i popullit hebre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›