E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic Mos e njihni Kosoven demtoni bisedimet

Serbia eshte gati per te biseduar me Kosoven tha dje presidenti i Serbise ne fjalimin e tij gjate sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.
Ai tha se se shpejti te dy palet do te flasin me njera-tjetren per here te pare ne shume vite.

Ne duhet te jemi te durueshem pasi do te kemi shume ceshtje per te diskutuar dhe disa prej tyre do te jene te komplikuara. Ju te gjithe mund te kontribuoni ne nje atmosfere qe krijon besim tha Tadic njofton CNN.
Tadic tha po ashtu se qendrimi i Serbise mbetet i pandryshuar dhe se deklarimi i njeanshem i pavaresise se Kosoves nuk do te njihet. Ai tha se ka rendesi qe vendet anetare te OKB-se qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves te mos e bejne kete gjate bisedimeve.

Kjo do te jete nje kontribut i rendesishem per te siguruar qe perpjekjet e njeanshme te imponuara ne konfliktet etnike dhe territoriale nuk legjitimohen tha Tadic. Kosova eshte njohur nga 70 vende anetare te OKB-se perfshire Shtetet e Bashkuara. Por Rusia nje aleate tradicionale serbe kundershton njohjen e pavaresise se Kosoves ashtu sikurse kishte kundershtuar edhe nderhyrjen e NATO-s ne Kosove ne 1999.

Asambleja e Pergjithshme e OKB-se kohet e fundit miratoi nje rezolute te rendesishme duke bere thirrje per bisedime midis Serbise dhe Kosoves pasi Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dha mendimin se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk shkeli te drejten nderkombetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›