E Shtunë, 31 Tetor 2026

J6 Flamurtari zhvesh Kastriotin

Flamurtari beri detyren ndaj Kastriotit duke fituar me rezultatin bindes 3-0 ne Vlore per te deshmuar se eshte ai ekipi qe do te rivalizoje me shume se kushdo tjeter me Dinamon kryesuese - te cilen e mundi ne javen e pare ne Tirane - ne luften per titullin kampion.

Djemte e Gugash Maganit e dominuan takimin nga minuta e pare e deri te fundit teksa ne tribunen VIP u pa vazhdimisht i lumtur kryebashkiaku e njeheresh edhe presidenti i klubit Shpetim Gjika.

Njazi Lena shenoi i pari me nje goditje te bukur ne minuten e 27-te per te qetesuar jo vete trajnerin Magani por dhe tifozet entuziaste vlonjate.

Sulmuesi i ri Ardit Shehaj me golat e tij ne minutat 75 dhe 88 vulosi fitoren 3-0 ndaj Kastriotit dhe te treten te Flamurtarit ne po aq ndeshje ne shtepi.

Sulmuesi kryesor i Flamurtarit veterani Daniel Xhafaj per te katerten ndeshje rresht nuk shkoi te goli duke u barazuar keshtu nga i riu Ardit Shehaj ne kuoten e dy golave.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte 01 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›