E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustedanagic drejton kuqezinjte kunder Bosnjes

www.gazetaret.com- Ndihmesi i trajnerit Josip Kuzhe kroati Xhemal Mustedanagic do te drejtoje Kombetaren ne dy ndeshjet zyrtare te radhes ato kunder Bosnjes 8 tetor ne Tirane dhe Bjellorusise 12 tetor Minsk.

Lajmi u konfirmua nga presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka.

Trajneri Josip Kuzhe pesoi diten e enjte hemorragji cerebrale dhe ndodhet i shtruar ne Spitalin Amerikan. Gjendja e kroatit eshte stabilizuar por pasuesi i Ari Hanit ne stolin kuqezi vazhdon te jete nen vezhgimin e rrepte te mjekeve shqiptare.

Xhemal Mustedanagic ka drejtuar skuadra te nivelit te dyte qysh nga viti 1987 dhe ne karrieren e tij jane Akademia e Futbollit te Dinamos se Zagrebit ekipi i dyte i Zagrebit dhe Kombetarja kroate U-19.

55-vjecari Mustedanagic eshte ofruar nga vete Kuzheja ne stafin e ngushte te tij dhe eshte marre kryesisht per pergatitjen fizike te lojtareve te Kombetares.

Gjate eliminatoreve te Kampionatit Europian 2008 kur ish-trajneri Oto Baric pati marre nje te ftohur te forte pas nje udhetimi me makine nga Viena ne Zagreb zevendesi i tij Slavko Kovacic drejtoi me sukses Kombetaren ne barazimet 0-0 kunder Sllovenise dhe pergatiti edhe barazimin 0-0 kunder Bullgarise.

Slakvo Kovacic duke pasur edhe ndihmen e asistentit shqiptar te Oto Baricit Shpetim Duron drejtoi Shqiperine ne humbjet 4-2 me Bjellorusine ne Tirane dhe 6-1 me Rumanine ne Bukuresht per shkak se Oto Baric ishte i pezulluar dy ndeshje nga UEFA pasi Maximale u largua nga bankina nga gjyqtari austriak gjate ndeshjes Shqiperi-Bullgari.

Gjithsesi burime te aferta prane presidentit Duka pohuan se bosi i futbollit shqiptar eshte duke menduar per nje trajner te ri nisur edhe nga pasojat qe mund te lere semundja e rende te trajneri aktual Josip Kuzhe.

Edhe pse eshte ende shpejt disa emra jane lakuar tashme ne ambientin sportiv Redi Jupi ish-lojtar i Kombetares e qe per pak kohe ka drejtuar edhe Dinamon si dhe Shpetim Duro ish-trajneri i Kombetares U-17 dhe se fundi i dorehequr nga Besa me te cilen fitoi Kupen dhe Superkupen e Shqiperise.

Diten e enjte Federata Shqiptare e Futbollit shpalli dhe listen e lojtareve.

Mbrojtesi Elvin Beqiri dhe mesfushori Altin Lala jane dy rikthimet e medha ne listen e propozuar nga trajneri Josip Kuzhe.

Nga lista tip ajo kunder Rumanise e Luksemburgut mungojne dy lojtare mbrojtesi Debatik Curri Genshlerbirlixhi Turqi dhe sulmuesi Ahmed Jonuzi Vorksla Poltava Ukraine.

Pas dy ndeshjeve te para Shqiperia kryeson grupin D me 4 pike po aq sa Bjellorusia e vendit te dyte. Franca dhe Bosnja kane nga 3 pike Rumania 2 dhe Luksemburgu 0.

Lista e lojtareve
Portiere
1. Arjan Beqaj Olimpiakos Nicosia Qipro
2. Isli Hidi Dinamo Shqiperi
3. Samir Ujkani Novara Itali

Mbrojtes
4. Andi Lila Tirana Shqiperi
5. Armend Dallku Vorskla Poltava Ukraine
6. Kristi Vangjeli Aris Selanik Greqi
7. Ansi Agolli Qarabak Azerbajxhan
8. Admir Teli Qarabak Azerbajxhan
9. Lorik Cana Gallatasaraj Turqi
10.Endri Vrapi Skenderbeu Shqiperi
11.Elvon Beqiri Khazar Lenkaran Azerbajxhnan

Mesfushorore
12.Ervin Bulku Hajduk Split Kroaci
13.Altin Lala Hanover 96 Gjermami
14.Ervin Skela pa ekip
15.Klodian Duro Lask Linz Austri
16.Jahmir Hyka Panionos Greqi
17.Gilman Lika Diabarkispor Turqi
18.Emilian Vila Dinamo Shqiperi
19.Gjergj Muzaka Dinamo Shqiperi
20.Elis Bakaj Dinamo Shqiperi

Sulmues
21.Erjon Bogdani Cesena Itali
22.Hamdi Salihi Rapid Viene Austri
23.Edmond Kapllani Augsburg Gjermani

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte 01 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›