E Diel, 1 Nëntor 2026

J6. Skënderbeu-Apolonia 2-3. BollëkPër Skënderbeun, kjo ishte humbja e parë në shtëpi pas një serie prej tri fitoresh. Ndeshja u ndoq nga Duka e Kuzhe

Publikoje ne:

Spektakël dhe bollëk golash në Korçë në takimin midis Skënderbeut e Apolonisë, por me fituese skuadrën fierake. Derbi i vogël ballkanik përfundoi 2-3 në favor të Apolonisë, me pesë gola të shënuar që të gjithë në pjesën e parë, ku në fund e fraksionit të parë, brenda pesë minutash u realizuan tre gola.

Edi Çajku hapi serinë e golave në minutën e 8-të për Skënderbeun, duke çuar në delir mbi 3500 tifozë të pranishëm në stadium, ku në tribunën “Vip” ishte trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe e presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

Goli i katërt për Edi Çjakun në kampionat, duke barazuar kështu Elis Bakajn e Dinamos.

Pas vetëm tri minutash pas një gabimi në mbrojtjen korçare, mesfushori serbi i Apolonisë, Sead Haxhibuliç barazoi shifrat 1-1 në minutën e 11-të.

Pas një pauze 30-minutëshe, në të 41’ te goli u rishfaq sërish Apolonia, më anë të Semir Haxhibuliçit, vëllait të Seadit.

Sulmuesi kroat i Skënderbeut, Milian Guerrib shënoi pas vetëm një minute, në të 42’, golin  e barazimit 2-2. Goli i tretë për kroatin 23-vjeçar. “Thriller”-i në Korçë vazhdoi me golin e sulmuesit serb të Apolonisë, Mladen Brkiç, i cili realizoi në minutën e 44-t.

Me rezultatin 42-3 u mbyll pjesa e parë, por dhe krejt ndeshja. Apolonia u ngjit në kuotën e 12 pikëve, tashmë në vendin e tretë, me vetëm 2 pikë larg vendit të dytë, Besës, e 4 pikë larg Dinamos krysuese (16 pikë).

Për Skënderbeun, kjo ishte humbja e parë në shtëpi pas një serie prej tri fitoresh. Sidoqoftë, skuadra korçare ka sulmin më të mirë në kampionat, me 11 gola të realizuar.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 6

04.09.2009
Skënderbeu-Apolonia 2-3

1-0: 8’  Edi Cajku
1-1: 11’ Sead Hadjibulic
1-2: 41’ Semir Hadjibulic
2-2: 42’ Milian Guerrib
2-3: 44’ Mladen Brkic

Flamurtari-Vllaznia 2-0
1-0: 27’ Odise Roshi
2-0: 58’ Odise Roshi

RENDITJA, JAVA 6
1        Dinamo          6      16
2       Besa         6     14
3       Apolonia     6     12
4       Skenderbeu     6     9
5       Teuta         6     9
6       Tirana         6     8
7       Shkumbini     6     7
8       Gramozi         6     6
9       Flamurtari     6     6
10       Kastrioti     6     5
11       Laci         6     5
12       Vllaznia     6     4

  E Diele, 04 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›