J6. Flamurtari –Vllaznia 2-0. Më në fundFlamurtari rigjen fitoren pas kater javesh. Vllaznia tashmë ndodhet e vetme në vendin e fundit

Publikoje ne:
Flamurtari u rikthye te fitorja duke i dhënë fund një seriali të gjatë prej katër humbjesh. Vlonjatët fituan 2-0 me Vllazninë, falë dy golave – nga një në çdo pjesë – të realizuar nga talenti 18-vjeçar fierak Odise Roshi: në të 27’ e 58’.
Vllaznia tashmë ndodhet e vetme në vendin e fundit, me vetëm katër pikë në 6 javë, duke mos e shmangur dot krizën totale.
Edhe me trajnerin e ri në bankinë, Roland Luçi, skuadra shkodrane nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës: vetëm 1 gol në gjashtë takime, skuadra me sulmin më të dobët në kampionat.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 6
04.09.2009
Flamurtari-Vllaznia 2-0
1-0: 27’ Odise Roshi
2-0: 58’ Odise Roshi
Skënderbeu-Apolonia 2-3
1-0: 8’ Edi Cajku
1-1: 11’ Sead Hadjibulic
1-2: 41’ Semir Hadjibulic
2-2: 42’ Milian Guerrib
2-3: 44’ Mladen Brkic
RENDITJA, JAVA 6
1 Dinamo 6 16
2 Besa 6 14
3 Apolonia 6 12
4 Skenderbeu 6 9
5 Teuta 6 9
6 Tirana 6 8
7 Shkumbini 6 7
8 Gramozi 6 6
9 Flamurtari 6 6
10 Kastrioti 6 5
11 Laci 6 5
12 Vllaznia 6 4
E Diele, 04 Tetor 2009