JAPONI – Sanae Takaichi i mbijeton mocionit të mosbesimit

TOKIO, 18 shkurt /ATSH-AA/ – Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, sot mbajti pozicionin e saj si kryeministrja e parë femër e vendit, pasi parlamenti e rizgjodhi atë pas fitores dërmuese të partisë së saj në pushtet në zgjedhjet e fundit të parakohshme.
Takaichi fitoi shumicën e votave si në dhomën e poshtme ashtu edhe në atë të lartë të parlamentit dydhomësh si kryeministrja e 105-të e Japonisë, sipas transmetuesit shtetëror NHK.
Zgjedhjet ishin planifikuar pasi Japonia mbajti zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 8 shkurt, duke i dhënë Partisë Liberale Demokratike (LDP) të Takaichi-t një shumicë në dhomën e ulët.
Të martën herët, kabineti i Takaichi-t dha dorëheqje masivisht, një kërkesë kushtetuese para formimit të një qeverie të re. Ajo pritet të riemërojë shumicën e ministrave të saj aktualë, me një listë që do të publikohet më vonë gjatë ditës.
Takaichi, 64-vjeçe, u zgjodh kryeministrja e parë femër e Japonisë tetorin e kaluar, pasi fitoi garën për udhëheqjen e LDP-së. /os/