E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

JAPONI – Shumë turistë, Kyoto dhjetëfishon taksën e akomodimit

KIOTO, 14 janar /ATSH-ANSA/ – Komuna e Kiotos, Japoni, ka konfirmuar se do të rrisë taksën turistike për hotelet dhe objektet e tjera akomoduese në një maksimum prej 10 000 jenësh, pak më shumë se 60 euro për person në natë, dhjetë herë më shumë se kufiri aktual prej 1 000 jen , në përpjekje për të frenuar rritjen e tepruar të ardhjeve të turistëve.

Rritja – e cila do të hyjë në fuqi nga marsi 2026 – do të jetë më e larta në vlerë midis bashkive japoneze që miratojnë sisteme me tarifa fikse, siç konfirmohet nga të dhënat nga ministria e Punëve të Brendshme.

I njohur si “qyteti i një mijë tempujve”, Kioto prezantoi një sistem të taksave të akomodimit në 2018, duke filluar nga 200 jen (1.20 euro) për qëndrimet që kushtojnë më pak se 20 000 jen për person në natë, në 1 000 jen (6,10 euro) për akomodimet. me vlerë 50 000 jen ose më shumë për një natë.

Sipas shkallës së re, tarifat do të ndahen në pesë nivele, ku shuma më e lartë është 10 000 jen për akomodimet që kushtojnë 100 000 jen (700 dollarë amerikanë) ose më shumë për një natë.

Sistemi i ri vlerësohet të rrisë të ardhurat e qeverisë së qytetit në 12.6 miliardë jen ose më shumë, nga rreth 5.2 miliardë jen në vitin fiskal 2023.

Qyteti – i cili ishte kryeqyteti i Japonisë për më shumë se një mijëvjeçar, deri në vitin 1868 – po lufton me një mbikapacitet të paparë vizitorësh, në vazhdën e bumit të vizitorëve të huaj.

Kryebashkiaku Koji Matsui tha se taksa do të rishikohet lart “për të balancuar turizmin dhe për të investuar në masat parandaluese të fatkeqësive si për turistët ashtu edhe për banorët vendas”. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›