JO Allegri, por Seedorf!

Massimiliano Allegri duket gjithmonë e më larg Milan ndërsa zëvendësuesi i tij me shumë mundësi do të jetë Clarence Seedorf. Presidenti Silvio Berlusconi kërkon ta largojë përfundimisht nga stoli teknikun livornez, i cili ka gati një kontratë për të firmosur me klubin e Romës.
Një nga shkaqet kryesore të ftohjes së marrëdhënieve të Allegrit me shoqërinë kanë qenë zgjedhjet e tij në sulm ku Pazzini dhe El Shaarawy janë lënë pas dore edhe pse shënuan 30 gola në total gjatë këtij sezoni. Nga ana tjetër, shterpësia e dyshes Niang-Robinho ka prishur shumë balanca në skuadër.