E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klopp: Qajta 20 minuta për Kagawën

Jurgen Klopp ka thënë gjatë një interviste se ka qarë për 20 minuta me radhë, kur Shinji Kagava vendosi të transferohet tek Mançester Junaited.

“Shinji Kagava është një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe tani luan 20 minuta te Mançester Junaited, dhe për më tepër në krah! Mua më thyhet zemra. Vërtetë, më mbushen sytë me lot.

Pozicioni më i mirë i Kagavas është si mesfushor qendror. Ai është një mesfushor ofensiv, me nuhatjen më të mirë për gol që kam parë ndonjëherë. Ne kemi qarë për 20 minuta në krahët e njëri- tjetrit kur ai u largua”, deklaroi Klop. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›