Obama lavdëron presidentin e Birmanisë
.jpg)
Presidenti Barack Obama ka lavdëruar presidentin e Mianmarit, Thein Sein, për lidershipin e treguar prej tij, në drejtimin e vendit drejt reformave politike e ekonomike. Ai foli pasi Thein Sein u bë i pari lider i Mianmarit që viziton Shtëpinë e Bardhë që prej vitit 1966. Për herë të parë presidenti Obama e quajti vendin aziatik me emrin Miammar, një emër i adoptuar nga ligjet ushtarake të vitit 1989.
Gjithsesi, presidenti Obama shprehu “shqetësimin e thellë” për dhunën ndaj minoritetit të etnisë myslimane atje./Indeksonline/