Ja 10 finalistet e “Akademise se Yjeve” 5
Nje nate e gjate ethesh dhe emocionesh te shumefishta ishte gjysmefinalja e “Star Academy 5”, te shtunen ne mbremje ne TV Klan. Interpretime mbreselenese, materiale muzikore te perzgjedhura me shume kujdes, momente ankthi dhe kthesa te papritura emocionale, shkaktuar nga konkurrenca e forte dhe te papriturat e gares. Dhe, … c’ishte me e rendesishmja, vleresime maksimale nga paneli i profesionisteve, te cilet si kurre me pare jane shprehur me superlativa per 11 konkurrentet e gjysmefinales.
Te gjithe konkurrentet pjesemarres, performuan me repertorin e tyre me te mire, me nje nivel teper te larte duke treguar qe tashme Akademia e Yjeve, eshte projekti, qe prodhon talentet e spektaklit ne Shqiperi.
Nje formule e re eliminimi ka dhuruar dy raunde sfidash te forta, ankth te konkurrentet, por dhe spektatoret ne salle, deri ne fund te shpalljes se emrit te te eliminuarit, qe ishte kengetarja e skuadres blu Silvana. Kesisoj struktura e re e spektaklit ne kete nate te gjysmefinales, i ka dhene jete nje rivaliteti te ri e te panjohur mes konkurrenteve deri ne kete faze, rivalitetit brenda grupit. Ne kete prove eshte gjendur skuadra blu, e cila megjithe performancat e lavderueshme, e ka humbur raundin e pare te sfidave dhe iu eshte dashur te “ndeshen” mes njeri-tjetrit. Nga ana tjeter, skuadra e bardhe ka shperthyer ne ovacione, duke perjetuar te gjithe se bashku, emocionet e bukura te prekjes se finales se madhe.
Raundi i pare i sfidave...
Sfidat e raundit te pare nepermjet konkurrenteve te te dyja skuadrave kane qene vendimtare per te percaktuar se cila nga skuadrat do te arrinte te kualifikohej per ne finale, e duke ia lene radhen nje tjeter raundi sfidash, kesaj radhe nepermjet konkurrenteve te skuadres humbese. Angazhimi ka qene mjaft i madh per te dyja skuadrat, duke synuar ne cdo sfide te shfaqin individualit, energji dhe te percjellin emocione te forta ne publik.
Si edhe ne netet paraardhese, nje perballje e forte u shenua qe ne fillim te mbremjes, me dy protagoniste mjaft karizmatike dhe potente, Albi dhe Brano. Te dy kengetaret ne puntaten e gjysmefinales kane shkelqyer me interpretimin e tyre dhe me performancat fantastike qe kane realizuar ne skene me kengen “Sway”. Albi ka vertetuar dhe nje here se eshte nje karakter shperthyes ne skene, se di ta dominoje ate, me vokalin dhe interpretimin e vecante te tij, si nje yll i vertete, duke entuziazmuar te gjithe publikun. Nderkohe, Brano ka lene pas problemet e tij me organizimin e vokalit te tij dhe ka shperthyer fuqishem duke shkelqyer, e njekohesisht duke shenuar edhe naten e tij me te mire.
Nje performance elektrizuese kane dhuruar edhe balerinet e Akademise se Yjeve... Endri dhe Andri kane sfiduar njeri-tjetrin duke treguar thuajse nje perfeksion teknik dhe shume interpretim ne disiplinen klasike, ku se bashku me partneret e tyre Fatjola dhe Rebeka, kane arritur te realizojne tashme si profesioniste te vertete pjese klasike me veshtiresi te jashtezakonshme. Por jo vetem kaq, kater balerinet, kane sfiduar njeri-tjetrin perkatesisht, Rebeka-Fatjolen dhe Andri - Endrin edhe ne pjese te repertorit latin, ku kane elektrizuar skenen, dhe me performancat e tyre, kane arritur te shprehin me interpretimin e tyre nje alegri dhe nje vitalitete qe ka emocionuar shume publikun, por dhe qe ka pasqyruar shpirtin e nxehte latin...
Ndoshta nuk e ka nisur plotesisht mire gjysmefinalen ne interpretimin e saj te pare, kengetarja e grupit blu Arisa, ne sfiden e saj te pare me Anxhelon, por kjo nuk e ka demoralizuar aspak vajzen nga Tirana, e cila ka ditur te tregoje vlerat e saj plotesisht ne sfiden e saj te dyte ne perballjen me Silven. Kjo e fundit e ka mberthyer publikun ne salle me interpretimin mbreselenes te kenges “Rrjedh ne kenge dhe ligjerime” dhe me pas “Gli uomini” duke treguar madheshtine e vokalit te saj, por dhe perfeksionin teknik te arritur fale punes se madhe ne Akademi. E njejta gje ka rezultuar edhe per Anxhelon... Ne rrugetimin e tij ne Akademise, ai eshte nje shembull i mire se si puna, impenjimi, mesimdhenia dhe profesionalizmi kane arritur t'i shnderrojne keto talente ne yjve te vertete. Nje tjeter ze qe ka mrekulluar publikun dhe ka treguar qe ne Akademi po trajnohen talente te jashtezakonshme, ka qene edhe Sem. Kengetarja e ekipit te bardhe, me nje vokal te mrekullueshem, ka arritur te fitoje me punen ne Akademi nje interpretim perfekt dhe te ndjere si dhe nje paraqitje skenike te pazakonte.
Raundi i pare i sfidave ka mberritur ne caqet e fundit dhe emocionet dhe perjetimet e bukura ia kane lene vendin ankthit deh etheve te gares. Pas mbledhjes se rezultateve per secilen sfide, ka rezultuar se skuadra e bardhe me 5 anetare, Fatjola, Branimir, Anxhelo, Endri edhe Sem, te fitonte te drejten per te kaluar ne finale. Pas ketij momenti shoqeruar me duartrokitje shperthyese dhe perqafime mes tyre, emocionet e medha jane zhvendosur ne radhet e skuadres blu. Per 6 konkurrentet e saj, nata gjysmefinale e ka shenuar pikerisht ne ate moment, pikun me larte te trajektores se emocioneve. Te gjithe kane pritur me ankth raundin e dyte te sfidave, i cili i ka vene per here te pare, ne keto tre muaj, kunder njeri-tjetrit.
Raundi i dyte i sfidave...
Sfidat e raundit te dyte kane qene teresisht surprize... Skuadra e cila ka humbur raundin e pare te sfidave eshte percaktuar nepermjet televotimit te spektatoreve, qe nepermjet votimit individual te sfidave kane vendosur t'i japin fitoren skuadres se bardhe. Ne raundin e dyte konkurrentet e skuadres blu jane perballur me njeri-tjetrin ne sfidat me emocionuese dhe te papritura te gjithe edicionit. Silva eshte ndodhur perballe mikeshes se saj me te mire ne Akademi, me Arisen, por tensionuese ka qene dhe sfida mes Gureldit dhe Albit dy miqte qe gjenden ne dy skajet e top listes. Nje surprize emocionuese ka ardhur ne sfiden me dritheruese asaj mes Andrit dhe Rebekes, ku balerini nga Lezha, ka menduar ta lere garen, duke mos mundur te dale ne sfide perballe vajzes qe i ka rrembyer zemren. Andri ka pranuar te humbase sfiden kundrejt te dashures se tij duke refuzuar te kerceje... megjithe ngulmimin e fansave te tij, qe ta coje garen ne fund, por edhe keshillave te profesoreve ne panelin e gjykimit, me nje buzeqeshje dhe qetesi te pazakonte Andri ka deklaruar se eshte i qete dhe i lumtur qe e merr kete vendim, megjithe rrezikun qe e priste, eliminimin e mundshem nga gara.
Me mjaft emocione jane pritur rezultatet e ketyre sfidave mes grupit blu, rezultate qe do te percaktonin tre finalistet e pare te ketij grupi. Rebeka megjithese eshte shpallur automatikisht finaliste nga gjesti prej xhentelmeni i te dashurit te saj, ka qene ne ankth e mes lotesh, duke pritur te mesoje fatin e tij.
Vec balerines nga Korca, rezultatet e dy sfidave te tjera kane shpallur finaliste Albin nga sfida e tij me Gureldin, dhe Arisen nga sfida me mikeshen e saj Silvanen. Pas ketij momenti, ankthi i eliminimit eshte zhvendosur mes tre te rrezikuarve, Andrit i veteshpallur humbes dhe Gureldit e Silvanes. Nje tjeter televotim eshte hapur per ta, dhe zarfi i rezultateve, ka shenuar si me te votuarin per te qene finalist i kesaj mbremjeje Andrin, e pas tij Guureldin. Silvana edhe pse ka dhene maksimumin e saj ne kete nate te gjysmefinales, duke shpalosur gjithe vlerat e vokalit te saj te pazakonte, por edhe nje interpretim te thelle, nuk ka mundur ta preke finalen, duke i dhene fund aty, endrres se saj per te qene deri ne fund te kesaj gare talentesh.
10 finalistet e edicionit 5 te “Star Academy”
1.Branimir (Kanto)
2.Albi (Kanto)
3.Andri (Balet)
4.Anxhelo (Kanto +Hip-Hop)
5.Fatjola (Balet)
6.Rebeka (Balet)
7.Sem (Kanto)
8.Endri (Balet)
9.Arisa (Kanto)
10. Gureld (Balet)