Sejdiu-Thaci: Pas GJND-se, njohje te reja
Lideret e Kosoves shprehen bindjen se pas publikimit te opinionit nga GJND-ja, do ta kene mbeshtetjen e bashkesise nderkombetare ne koordinimin e hapave te metejme politike. I kthyer nga Malavi, presidenti Sejdiu tha se do te kete shtim te njohjeve te shtetesise se Kosoves, ndersa pas vizites ne Bruksel, kryeministri Thaci u shpreh optimist per nje unitet evropian pas GJND-se, sa i perket Kosoves
Edhe pse nuk eshte caktuar ndonje date konkrete se kur mund te behet publik mendimi keshilledhenes i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise mbi ligjshmerine e pavaresise se Kosoves, skena politike ne Prishtine dhe ajo ne Beograd po bejne pergatitjet per agjenden pas kesaj ngjarjeje. Planet per krijimin e nje agjende vepruese politike pas mendimit te GJND-se duket se jane bere nje nga temat me te rendesishme te diskutimeve edhe ne takimet qe udheheqesit e Kosoves po zhvillojne me perfaqesues te shteteve te ndryshme, brenda dhe jashte vendit. Pas kthimit te tij nga Malavi, presidenti i Kosoves, Fatmir Sedjiu, shprehu bindjen se Gjykata Nderkombetare e Drejtesise do t'i vleresoje argumentet e pales kosovare, te cilat, sic tha ai, jane te parrezueshme.
Presidenti Sejdiu shfaqi besimin per rritjen e numrit te njohjeve pas mendimit te institucionit me te larte te drejtesise ne bote. “Une s’dua te paragjykoj se cili eshte mendimi i gjykates, por une them paralelisht se Kosova eshte nje realitet pozitiv, nje realitet qe nuk kthehet pas. Paralelisht, mund te them se 69 vendet qe e kane njohur Republiken e Kosoves, kane pasur arsyet e veta te plota. Them se do te kete edhe shume vende te tjera qe do ta njohin ne proceset e metejshme”, u shpreh Sejdiu.
Nje pjese e madhe e shteteve qe kane njohur pavaresine e Kosoves kane derguar po ashtu argumentet e tyre pro pavaresise se Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise. Rendesine qe nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, per ligjshmerine e shpalljes se shtetesise se vendit te binden edhe 5 shtetet qe nuk e kane bere kete gje, e theksoi pas realizimit te vizites ne Bruksel, kryeministri Hashim Thaci. Kreu i ekzekutivit kosovar tha se ne takimet qe ka zhvilluar me shefen e diplomacise evropiane, Eshton, komisionarin e BE-se per zgjerim, Fylle, ministrin e jashtem belg, Letereme, dhe zyrtare te tjere te larte ne BE, eshte diskutuar per pergatitjet qe do t'i kete Kosova pas publikimit te mendimit te GJND-se. Ai tha se e ardhmja evropiane e vendit eshte e sigurt. “Bashkimi Evropian, edhe pas prezantimit te opinionit te Gjykates Nderkombetare, do te kete nje qendrim shume unik per te ardhmen e Kosoves, per t’u integruar edhe ne NATO, edhe ne BE, por edhe per relacionet e reja ne kuptimin e ceshtjeve praktike ,edhe me shtetin e Serbise, pra si dy shtete te vecanta, te integruara ne strukturat euro-atlantike”,theksoi Thaci.
Pervec bashkerendimit te hapave me faktorin nderkombetar, opozita kosovare, dite me pare, kishte propozuar idene e krijimit te tryezes se perbashket koordinuese per veprimet pas GJND-se. Presidenti Sejdiu, megjithate, theksoi rendesine qe keto pergatitje te mbesin ne nivelin institucional. “Eshte koha qe te jete respekt i plote ne pergjegjesite kushtetuese dhe ligjore qe ka cdo institucion i vendit. Natyrisht, eshte koha qe te shfrytezohen te gjitha kapacitetet e mundshme qe ka, por gjithnje mbi bazen institucionale”, theksoi presidenti i Kosoves.
Kerkesa nderkombetare qe pas GJND-se Beogradi e Prishtina te ulen ne tryezen e diskutimeve, per te biseduar per ceshtje, sic quhen, praktike, sipas kryeministrit Thaci, perjashton mundesine e rikthimit te ceshtjes se statusit dhe te integritetit territorial te vendit. “Ne asnje rrethane nuk do te kete kthim prapa. Ne asnje rrethane nuk do te kete hapje te ceshtjes se statusit e as te ceshtjes se integritetit territorial te Republikes se Kosoves”,theksoi ai.
Mendimi i GJND-se pritet te jete neutral, gje qe vleresohet te hape ceshtjen e interpretimeve te ndryshme jo vetem ne Prishtine e Beograd, por edhe ne mesin e vendeve aleate te te dyja paleve.