Ja 10 mënyrat se si uji mund tiu vrasë!
Sasia e ujit në trupin e njeriut varion nga 55 për qind deri në 78 për qind ujë në varësi të madhësisë së trupit. Si rregull pranohet se 2/3 e trupit përbëhet nga uji, i cili është komponenti kryesor i trupit të njeriut. Funksionet e ujit në trupin e njeriut janë me rëndësi jetike. Sepse uji: Transporton lëndët ushqyese dhe oksigjenin në qeliza; Ndihmon në procesin e metabolizmit; Mbron organizimin tonë jetësor; Ndihmon organet tona për të absorbuar ushqyes të mire; Rregullon temperaturën e trupit; Heq helmet; Mbron dhe lagështon artikulacionet tona. Rreth 80 për qind e indit trunor përbëhet nga uji, e rëndësishme është që truri juaj të jetë i hidratuar. Testimet klinike kanë treguar që dehidrimi redukton kujtesën afatshkurtër dhe koncentrimin. Në tru uji u ndihmon proteinave, enzimave dhe materieve ushqyese për të arritur në destinacionin e tyre. Kur trupi është i dehidruar, lëngjet lëvizin më ngadalë. Por në rrethana të caktuara, uji mund të shkatërrojë shumë gjëra, dhe në mënyra mjaft interesante.
10 Hipotermia
Hipotermia është një gjendje në të cilën temperatura e trupit bie nën temperaturën e kërkuar për funksionimin normal të trupit dhe të metabolizmit. Për njerëzit, ky prag është përcaktuar të jetë 35.0 °C (95.0 °F). Nëse ju ekspozoheni ndaj të ftohtit dhe mekanizmat tuaj të brendshëm nuk janë në gjendje të prodhojnë energjinë që po humbet, ndodh rënia e temperaturës. Me rënien e temperaturës së trupit, fillojnë të shfaqen simptoma karakteristike të tilla si drithma dhe konfuzion mendor. Nxehtësia humbet më shpejt në ujë se në tokë. Temperaturat e ujit, ashtu si dhe temperatura e ajrit, mund të çojë në hipotermi. Për shembull, temperatura e ujit prej 10 °C (50 °F) mund të çojë drejt vdekjes brenda më pak se një orë, dhe temperaturat e ujit në ngrirje mund të çojnë drejt vdekjes për më pak se 15 minuta. Një shembull i dukshëm i kësaj dukurie është fundosja e Titanikut, në të cilën pjesa më e madhe e njerëzve që u zhytën në temperaturën 2 °C (28 °F) vdiqën në një fraksion kohe prej 15 30 minuta.
9 Përvëlimi
Përvëlimi është një formë e djegies e shkaktuar nga lëngjet e nxehta që bien në kontakt me lëkurën. Pjesa më e madhe e djegieve konsiderohen të shkallës së parë dhe të dytë, por djegiet e shkallës së tretë apo të katërt ndodhin si rezultat i kontaktit të gjatë me ujin përvëlues. Vdekja përmes ujit të vluar është një shembull i mënyrës se si uji është i rrezikshëm. Ajo është një metodë ekzekutimi sipas së cilës një person vritet duke u zhytur në ujë të vluar. Edhe pse nuk është shumë e përdorur në krahasim me format e tjera të ekzekutimit, vlimi deri në vdekje ka qenë përdorur në shumë vende të Europës dhe Azisë. Ekzekutimet e këtij lloji shpesh kryheshin duke përdorur një enë të madhe si kaldaja apo kazan. Në varësi të mizorisë së synuar, viktima ose futej në ujë para se ai të vlonte ose i futej koka në ujin tashmë të vluar. Qëndrimi për një kohë të gjatë në ujin e kësaj temperature, shkakton padyshim djegie të shkallës së katërt. Kjo shkatërron epidermën dhe dermën, duke çuar në prishjen e yndyrnave që ndodhen nën lëkurë. Eventualisht, muskujt do të ishin të ekspozuar ndaj nxehtësisë duke çuar në dëmtim të arterieve kryesore dhe venave.
8 Orteku i dëborës
Akulli është thjesht ujë i ngrirë në një gjendje solide. Ai shfaqet në shumë forma, si për shembull flokët e dëborës. Flokët e dëborës mund të jenë të parrezikshme individualisht, por fuqia e tyre rritet kur rritet dhe numri i tyre. Një ortek është një masë e madhe flokësh dëbore, potencialisht e rrezikshme, që zbret poshtë një shpati apo një terreni të pjerrët. Ortekët zakonisht krijohen në zonat ku sasia dhe fuqia e dëborës tejkalon fuqitë mekanike që mbajnë nën kontroll ato. Pas krijimit, ortekët zakonisht rrisin shpejtësinë dhe rriten në përmasë dhe volum, duke qenë se ngarkohen me më shumë dëborë gjatë lëvizjes. 85.7% të vdekjeve të shkaktuara nga ortekët vijnë si rezultat i asfiksimit. Kjo maskë akulli e padepërtueshme, mund të ju asfiksojë brenda 30 minutash. Gjatë Luftës Parë Botërore, rreth 40 mijë deri në 80 mijë ushtarë kanë vdekur si rezultat i ortekëve gjatë betejave në alpe dhe male.
7 Sëmundjet që transmetohen përmes ujit
Sëmundjet që transmetohen përmes ujit shkaktohen nga mikroorganizma që transmetohen nëpërmjet ujit të pijshëm të ndotur. Në të gjithë botën, forma më e zakonshme e ndotjes së ujit ndodh si rezultat i derdhjes së ujërave të zeza. Infektimi zakonisht ndodh gjatë larjes, pirjes apo përgatitjes së ushqimit. Forma më e zakonshme e sëmundjeve të shkaktuara nga uji janë diarretë. Kjo sëmundje prek më shpesh fëmijët e vendeve të botës së tretë dhe vendeve në zhvillim, dhe është përgjegjëse për vdekjen vjetore të rreth 1.8 milion fëmijëve. Parametrat e cilësisë së ujit të pijshëm ndahen në dy kategori: mikrobiologjike dhe kimike. Parametrat mikrobiologjikë përfshijnë bakterin Koliform, E. Koli dhe mikroorganizma patogjen specifik të baktereve, viruseve dhe paraziteve protozoar. Parametrat kimikë përbëjnë më shumë një risk të sëmundjeve kronike. Për shembull, 60 milion njerëz është numri i matur i personave që janë helmuar nga uji i pijshëm, për shkak të sasisë së klorit në të.
6 Të mbajturit e urinës
Uji është një element i rëndësishëm mbijetese, dhe konsumimi i ujit çon në mënyrë të pashmangshme në urinim. Në përgjithësi ka ekzistuar një mit mjekësor rreth kësaj: A vdes njeriu nëse mban urinën?. Kjo vdekje është indirekte: kur mbahet urina shkaktohet një infeksion urinar (që mund të çojë drejt vdekjes), por ju nuk mund të vdisni nga shpërthimi i fshikëzës thjesht sepse nuk shkoni në tualet. Muskujt urinar shtrëngues e bëjnë fizikisht të pamundur që të prodhohet apo mbahet urinë në fshikëz deri në pikën e shpërthimit. Kur njeriu ka kapsllëk, veshkat janë të parat që preken. Në rastin e përpjekjes për të mos urinuar, trupi do të mbrojë veshkat duke reaguar fort, duke detyruar muskujt shtrëngues të mos bëjnë rezistencë dhe që personi të urinojë menjëherë. Ndryshe nga besimi i përgjithshëm, Tycho Brahe nuk vdiq asnjëherë për shkak se mbajti urinën në tavolinë për shkak të mirësjelljes. Shkaku real i vdekjes supozohet të jetë guri në veshka që bën të pamundur që dikush të urinojë. Bllokimi çon fillimisht në dëmtimin e veshkës dhe më pas në vdekjen e personit.
5 Kushtet e rrezikshme të ngarjes së makinës
Ka një sërë arsyesh se pse është potencialisht e rrezikshme të ngasësh makinën në shi. Shiu i bën rrugët e rrëshqitshme, sidomos kur nuk ka rënë shi për një kohë të gjatë. Kjo ndodh sepse substanca të yndyrshme si lubrifikantët dhe vaji rrjedhin nga makina ndërkohë që ajo është në lëvizje, dhe këto substance akumulohen në sipërfaqen e rrugës deri në momentin që vetëpastrohen. Shiu i parë mund të pastrojë këto materiale të yndyrshme, duke krijuar një pjesë të lëmuar dhe të rrëshqitshme në sipërfaqen e rrugës, gjë që e bën lëvizjen me makinë shumë të rrezikshme. Shirat e forta mund të shkaktojnë dhe të krijojnë pellgje të mëdha me ujë në sipërfaqet në rrugë, të cilat mund të shkaktojnë rrëshqitjen në ujë. Gjithashtu, rrugët e dëmtuara dhe me gropa të mëdha mund të mbushen me ujë duke e bërë të pamundur të kuptuarit e rrezikut që ato përbëjnë për sigurinë e jetës. Për më tepër, shirat e mëdha dobësojnë shikueshmërinë, duke u shndërruar në një kërcënim madhor: njerëzit nuk janë në gjendje të dallojnë makinat e tjera, këmbësorët dhe rreziqet në rrugë. Është përllogaritur se mbi 3 mijë njerëz vdesin çdo vit për shkak të aksidenteve të lidhura me shiun. Dhe kjo vetëm në ShBA.
4 Elektroshok
Edhe pse uji në vetvete nuk prodhon elektricitet, çdo lloj përbërësi, si për shembull kripa në ujë, e shndë